Vdekja tragjike e gruas 35-vjeçare në Malishevë, lirohet nga paraburgimi mjeku i dyshuar

Lajme

Vdekja tragjike e gruas 35-vjeçare në Malishevë, lirohet nga paraburgimi mjeku i dyshuar

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 18:16
Xhavit Karaxha

Mjeku i stomatologjisë, Xhavit Karaxha, i cili u arrestua në fund të muajit gusht për vdekjen tragjike të 35-vjeçares, Leonora Shala, e cila humbi jetën pasi nxori një dhëmb në ordinancën e tij në Malishevë, është liruar nga masa e paraburgimit.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati, Besnik Berisha, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook tha se beteja kundër padrejtësisë që goditi stomatolgun Karaxha, mori goditjen e fundit nga Gjyktata Supreme.

“Beteja kunder padrejtesise qe goditi stomatologun Xhavit Karaxha me mbajtjen e tij ne paraburgim per nje veprim qe nuk perben krim, mori goditjen e fundit nga Gjykata Supreme.  Kjo gjykate, duke aprovuar kerkesen per mbrojtje te ligjshmerise se ushtruar nga studio jone, sot liroi nga masa e paraburgimit z. Karaxha”, shkroi ai.

Sipas Berishës, aktgjykimi i Gjykatës Supreme vë në pah kundërligjshmërinë  e caktimit dhe vazhdimit të masës së paraburgimit ndaj Karaxhës pa shkak ligjor.

“Aktgjykimi i Supremes vene ne pah kunderligjshmerine e caktimit dhe vazhdimit te mases se paraburgimit per z. Karaxha pa shkak ligjor. Kjo pervec qe eshte shqetesuese, eshte edhe frikesuese. Kjo praktike e demshme dhe e keqe duhet te ndryshoj!”, shkroi më tej avokati Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat