Ndërron jetë në QKUK biçiklisti që u godit nga vetura dy javë më parë në Prizren

Lajme

Ndërron jetë në QKUK biçiklisti që u godit nga vetura dy javë më parë në Prizren

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 18:06
Shefki Badalli

Një aksident në trafik e kishte lënë të lënduar rëndë një person në Prizren të premten e 6 tetorit.

52-vjeçari u godit nga një veturë teksa po drejtonte biçikletën e tij dhe më pas u dërgua me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.

Viktima nuk arriti t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Viktima është Shefki Badalli, i cili ishte punonjës i shkollës fillore të mesme të ulët ‘Emin Duraku’ në Prizren.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë edhe familjarët, teksa ceremonia mortore u mbajt sot në orën 13:00 në varrezat e qytetit në Prizreni.

I ndjeri ka lënë pas vetes bashkëshorten dhe dy djem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat