“Prisni një minutë”, Vuçiq refuzon t’u përgjigjet gazetarëve të Kosovës

Lajme

“Prisni një minutë”, Vuçiq refuzon t’u përgjigjet gazetarëve të Kosovës

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 22:23
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, menjëherë pas përfundimit të takimit në Bruksel, ka dhënë një konferencë për media, ku ka folur rreth qëndrimit të tij ndaj Kosovës.

Ai ka thënë Serbia nuk mund ta pranojë pavarësinë e Kosovës.

Ai tutje ka theksuar se Serbia nuk pranon as anëtarësimin e saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Në momentin e mbarimit të fjalimit të tij, gazetarët kosovarë tentuan të pyesin presidentin serb për ngjarjet gjatë takimit por ai ka refuzuar të përgjigjet duke i thënë se “ju duhet të prisni një minutë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat