“Feja e shqiptarit është shqiptaria”

Lajme

“Feja e shqiptarit është shqiptaria”

Nga: A.SH Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 13:23
Foto ilustrim

Njëri ndër pjesëtarët e kësaj lëvizje, Agim Bajrami ka thënë se të gjithë ata që janë kundër lëvizjes paqësore "Braktisja e Islamit Arab", po trishtohen nga vlerat kombëtare shqiptare.

“Për Lëvizjen "btaktisja nga islami arab", për themel të saj lartëson; lirinë individuale, dashurinë njerëzore e qytetare, e vlerat e përbashkëta autoktone kombëtare shqiptare, siç do të thoshte shkrimtari i madh shqiptar KADARE 'ADN shqiptare'. Dhe lëvizja për themel të vetin ka; gjuhën, gjakun, vendin dhe vlerat evropiane”, shkruhet ndër tjera.

Shkrimi i plotë:

Hoxhollarët po tërbohen, nga Lëvizja paqësore e " Braktisjes së Islamit Arab" nga shqiptarët.

Hoxhallarët po trishtohen nga Lëvizja në Deçan, e shpallur, për "braktisjen e islamit arab" nga vlerat kombëtare shqiptare.

Hoxhallarët në Kosovë, frikën nga Lëvizja në Deçan e përjetojnë, ngase, po demaskohen që përmes predikimit të tyre tek shqiptarët e besimit islam dhe përmes instruksioneve të klerikëve fetar nga Irani, Arabi Saudite, Turqia, dhe të bashkërenduar e financuar sipas planeve e politikave shtetërore të aleancës me Rusinë e Serbinë me qëllimin që përmes projekteve të islamit ekstrem arab të ushtron dhunë terror në Evropë e sidomos tek shqiptarët e ballkanit perëndimor të përhapin programin e shkombëtarizimit, në atë të identitetit fetar islamo-arab.

Dhe nga demaskimi i programit të hoxhollarëve shqip folës, tanimë hoxhollarët në Kosovë janë të tërbuar, nga Lëvizja në Deçan, jo për tjetër, por Lëvizja në Deçan, është paqësore e cila promovon, dhe garanton, liritë dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve, të shqiptarëve dhe të gjithë atyre të cilët i ndiejnë, i dojnë dhe jetojnë në harmoni, me kulturën dhe vlerat autoktone iliro shqiptare-evropian.

Për Lëvizjen "btaktisja nga islami arab", për themel të saj lartëson; lirinë individuale, dashurinë njerëzore e qytetare, e vlerat e përbashkëta autoktone kombëtare shqiptare, siç do të thoshte shkrimtari i madh shqiptar KADARE 'ADN shqiptare'. Dhe lëvizja për themel të vetin ka; gjuhën, gjakun, vendin dhe vlerat evropiane.

Lëvizja, është e vetëdijshme dhe këmbëngulëse në përqafimin e argumentit shkencor, se kombi shqiptar ka prejardhjen e popujve më të vjetër evropian, dhe i takon lashtësisë historisë, kulturës dhe vlerave evropiane që nga fillesat e para të njerëzimit, dhe është e përcaktuar në rrugëtimin e vetë përgjatë sfidave të kohës me të gjitha kombet, popujt e qytetarët evropiane dhe e vendosur se të mirën e vështirësit përgjatë rrugëtimit t’i ndaj me Ta.

Lëvizja, është e bindur se vetëm përmes vlerave të përbashkëta shqiptaro- evropiane garantohet liria dhe perspektiva e përbashkët shqiptar.

Lëvizja, nuk ka asnjë dyshim se mbi të gjitha, dhe bazament i frymëzimit të saj, bazohen në; respektim të ligjit dhe normave kushtetuese, respektimin e plotë të lirisë dhe vullnetit të individit për orientimin e besimit fetar, dhe liria në anëtarësim dhe dalje nga religjioni i caktuar.

Respektimi i plotë i pluralizmit të religjioneve dhe besimeve tek shqiptarët, ashtu siç edhe e parasheh kushtetuta e shtetit të Kosovës, dhe standardet më të avancuara ndërkombëtare.

Për lëvizjen, mbi të gjitha, ka respekti i forcuar i vlerave autoktone iliro- shqiptare-evropiane...

Dhe Lëvizja konsideron, aludimi i kujt do, jashtë kësaj, që u shënua më lartë, e ka vetëm një qëllim; të nxitet urrejtja, të përhapen gënjeshtra, dezinformata, nxitje dashakeqe dhe konfuziteti brenda shoqërisë shqiptare dhe më gjërë. Dhe kjo më së tepërmi lansohet, nga hoxhollarët, por edhe nga një degment i mediave dhe të "ashtuquajtur, analistët e porositur", që për mision të tyre e kanë anti-shqiptarizmin, nga programet anti shqiptare e aleancave; serbe-ruse, Iranit, Arabisë Saudite dhe Turqisë.

Për Lëvizjen, vlerë mbi të gjitha vlerat është BIBLA-feja e shqiptarëve është shqiptaria...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat