Bozoviq: Vuçiq e Putin po provojnë ta bëjnë veriun e Kosovës dhe Malin e Zi vend të sunduar nga kriminelët dhe terroristët e tyre

Lajme

Bozoviq: Vuçiq e Putin po provojnë ta bëjnë veriun e Kosovës dhe Malin e Zi vend të sunduar nga kriminelët dhe terroristët e tyre

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 10:54
Vuçiq dhe Putin

“Vuçiq dhe Putin, përmes Andrija Mandiq, po vendosin eksploziv plastik në themelet e shoqërisë demokratike dhe civile të Malit të Zi. Qëllimi është të ndalojmë Malin e Zi në rrugën e tij drejt BE-së”, tha Balsha Bozovic, drejtor ekzekutiv i Akademisë Rajonale për Zhvillimin e Demokracisë, në një intervistë për Portalin Analitika.

Siç shton ai, kjo i jep Putinit një shans për të hapur një zonë tjetër krize dhe për të larguar vëmendjen nga fusha e betejës në Ukrainë, dhe Vuçiq, thotë ai, ka nevojë për këtë destabilizimin për të normalizuar narrativën anti-evropiane në Mal të Zi, siç bëri në Serbi por edhe për ta bërë Malin e Zi dhe veriun e Kosovës të sunduar nga kriminelët dhe terroristët e tij.

Sipas tij, Vuçiq po krijon problem për të qenë pjesë e zgjidhjes, njësoj si Sllobodan Millosheviqi në vitet 1990, të cilin edhe Andrija Mandiq e ka dashur.

“Pra, mendoj se është e pashmangshme që për shkak të interesave të Putinit dhe Vuçiqit, të kemi konflikte të reja edhe në Mal të Zi. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm. Vuçiq nuk po heq dorë nga pozitat me qetësi. Dhe në Mal të Zi ai fitoi të gjitha pozitat kyçe – nga sektori i sigurisë deri te qeveria dhe zona kriminogjene”, thekson Bozhoviq.

Deputetët e Malit të Zi kanë votuar që Andrija Mandiq të bëhet kryetari i ri i Kuvendit.

Ky votim erdhi pas një diskutimi të gjatë sot në seancën konstituive për zgjedhjen e drejtuesve të Parlamentit të Malit të Zi.

Mandiq është drejtues i koalicionit “Për të ardhmen e Malit të Zi”, si dhe njihet si politikan proserb.

Pas kryetarit, sot do të votohet edhe Qeveria e re e Malit të Zi.

Në votim morën pjesë 49 deputetë , nuk pati asnjë votë kundër.

Në votim nuk morën pjesë deputetë nga Partia Demokratike e Socialistëve, Partia Boshnjake, Socialdemokratët, Partia Liberale, Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve, Nisma Qytetare Kroate dhe Lëvizja Qytetare URA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat