Dy vetë të paautorizuar ndërruan disa shenja të trafikut në Leposaviq

Lajme

Dy vetë të paautorizuar ndërruan disa shenja të trafikut në Leposaviq

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 09:43
Foto ilustrim

Të enjten rreth orës 13:00, policia ka ndaluar dy persona të cilët pa autorizim kanë ndërruar shenjat e trafikut në Leshak të Leposaviqit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, të dyshuarit pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

“Leshak  09.11.2023-13:00.  Njësitet policore pas pranimit të informatës se persona të panjohur (në magjistrale) janë duke i ndërruar shenjat e trafikut, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët nuk kishin dokumentacionin e duhur për të kryer punime dhe nuk ishin të regjistruar si kompani në institucionet përkatëse të RKS-së.

Të dyshuarit pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti ndodhet në proces hetimor”, thuhet në raportin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat