Gati të shpërthejë lufta që do të përfshijë Ballkanin “ndërsa Brukseli përgjumet”

Lajme

Gati të shpërthejë lufta që do të përfshijë Ballkanin “ndërsa Brukseli përgjumet”

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 08:01
Foto ilustrim

Ukraina ka prova se Rusia synon të shkaktojë një luftë mes shteteve ballkanike. Paralajmërimi erdhi dje nga presidenti Volodimir Zelensky, i cili në komentet për mediat afrikane ngre alarmin se pas Lindjes së Mesme, Rusia do të shpërqendrojë vëmendjen e botës, me një krizë në rajonin e Ballkanit. Zelensky pretendon se Rusia dhe aleati i tij Irani qëndrojnë pas ngjarjeve në Izrael.

“Kushtojini vëmendje Ballkanit. Më besoni, ne kemi siguruar informacione nga inteligjenca. Rusia ka një plan të gjatë. Kishim fillimisht Lindjen e Mesme dhe shpërqendrimi i dytë do të jetë Ballkani”, u shpreh Zelensky.

Shqetësim për deklaratën e presidentit ukrainas ka shprehur edhe kryetari i Nismës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus. Knaus në platformën “X” ka shkruar se “është e qartë, por BE-ja, Gjermania dhe të tjerët po qëndrojnë në gjumë. Po afrohet një dështim tragjik”.

Gazetari për çështje evropiane dhe të NATO-s, Stephan Israel ka shpërndarë deklaratën e presidentit Zelensky, derisa ka shkruar “ndërsa Brukseli përgjumet”. Gjithashtu alarmin se Ballkani do të përfshihet në një luftë të  madhe e ka dhënë dhe George Friedman.

“Serbia po përgatitet për luftë, mendoj se do të ndodhë dhe do të përhapet përtej Ballkanit”, paralajmëron George Friedman, parashikues gjeopolitik i njohur ndërkombëtarisht, strateg për çështjet ndërkombëtare, themelues dhe president i "Geopolitic Futures".

Ai thekson se dy burime në të cilat ka besim të madh i kanë thënë se Serbia po përgatitet për luftë.

“Serbia dhe Kosova bënë një luftë të përgjakshme në vitet 1998-99 në të cilën SHBA dhe NATO u rreshtuan në anën e Kosovës dhe bombarduan Serbinë. Shpresoj që këto burime të jenë të gabuara, por mendoj se do të ndodhë dhe do të përhapet edhe jashtë Ballkanit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat