Krasniqi takon në Bruksel zyrtarët e ALDE, diskutuan për zhvillimet e fundit në Kosovë

Lajme

Krasniqi takon në Bruksel zyrtarët e ALDE, diskutuan për zhvillimet e fundit në Kosovë

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 12:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në Bruksel ka takuar Presidentin e ALDE, Ilhan Kyuchyuk dhe Sekretarin e Përgjithshëm Didrik De Schaetzen.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook tha se me dy zyrtarët e ALDE kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë.

“Që nga 3 dhjetori i vitit të kaluar, kur PDK u bë anëtare me të drejta të plota në Partinë Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE) – bashkëpunimi i ndërsjellë ka qenë në nivel të shkëlqyeshëm. Në Bruksel, Presidentin Ilhan Kyuchyuk dhe Sekretarin e Përgjithshëm Didrik De Schaetzen, i falënderova për mbështetjen e vazhdueshme ndaj PDK-së”.

“Bashkë me dy miqtë e mi diskutuam edhe për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, rajon dhe Evropë, e veçanërisht për përgatitjet e partive anëtare të ALDE-s për zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian, në pranverën e vitit 2024”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat