Ky është i dyshuari që u kap me armë, municion e para false në Prishtinë

Lajme

Ky është i dyshuari që u kap me armë, municion e para false në Prishtinë

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 08:30
Foto ilustrim

Posedimi i armëve ilegale është një dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi që Policia vazhdimisht has në persona të armatosur të cilët cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe rrezikojnë jetën e tyre. Ata shpesh kapen në flagrancë me armë të ftohta e mjete të tjera të rrezikshme.

Një rast i tillë është zbuluar në rrugën “Ali Vitija” në Prishtinë, ku Policia ka ndaluar për kontroll një person, nën dyshimet se posedonte gjësende të kundërligjshme.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për të dyshuarin Behram Nika, 32-vjeçar, te i cili Policia gjeti një armë zjarri të mbushur, që e mbante ilegalisht.

Gjatë kontrollit policor, përveç armës dhe municionit, janë gjetur dhe sekuestruar edhe disa monedha metalike, në vlerë të rreth 100 eurove – që po ashtu janë sekuestruar.

Pas përfundimit të aksionit,  i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’ dhe ‘Falsifikim i parasë’.

Ndryshe, “Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.“

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat