“Kurti na kushtëzoi me njohje”: Petkoviq njofton se s’do të mbahen zgjedhjet parlamentare serbe të 17 dhjetorit në Kosovë

Lajme

“Kurti na kushtëzoi me njohje”: Petkoviq njofton se s’do të mbahen zgjedhjet parlamentare serbe të 17 dhjetorit në Kosovë

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 19:27
Petar Petkoviq

Petar Petkoviq, i drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë" i ka njoftuar serbët e Kosovës se “për shkak të kushteve të papranueshme nga (Kryeministri i Kosovës, Albin) Kurti” zgjedhjet parlamentare të Serbisë më 17 dhjetore nuk do të mund të mbahen edhe në Kosovës.

Kështu bëri të ditur Petkoviq përmes një letreje dërguar Komisionit Republikan Zgjedhor të Serbisë.

“Bazuar në kërkesën tuaj për të përcaktuar mundësinë e votimit për deputetë në Zgjedhjet Nacionale të Republikës së Serbisë të 17 dhjetorit 2023, që të mbahen në territorin e provincës autonome të Kosovës ne ju informojmë juve që aktualisht nuk është e mundshme të zbatohet procedura zjedhore në Kosovë, në mënyrën siç do të ishte e pajtueshme me rregullimet ligjore, si dhe me shtetin dhe interesat kombëtare të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Petkoviq, siç e ka cituar “KoSSeV”.

Ndërsa për arsyen e mosmbajtjes, Petkovciq shkruan se “Albin Kurti ka kushtëzuar mbajtjen e këtyre zgjedhjeve me njohin e pavarësisë së shpallur njënashëm të Kosovës nga Beogradi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat