​Basha bën homazhe te varri i komandantit legjendar Adem Jashari

Lajme

​Basha bën homazhe te varri i komandantit legjendar Adem Jashari

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 21:41
Lulzim Basha

Me rastin e festave të nëntorit, kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, ka bërë sot homazhe te varri i komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari në Prekaz.

“68 vjet nga lindja e komandantit legjendar të UÇK-së, simbolit të lirisë, Adem Jashari.

Lavdi përjetë heronjve të lirisë”, ka shkruar Basha në një postim në Facebook krahas një video të vizitës së tij në Prekaz.

Gjatë ditës, kreu i PD-së ka qëndruar për vizitë në Boletin të Mitrovicës, për të nderuar kontributin e heroit Isa Boletini dhe luftëtarëve të Kosovës për pavarësinë e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat