E rëndë: Gjendet pa shenja jete Qazim Alaj i portalit ‘Shqip.com’, dyshohet për vetëvrasje

Lajme

E rëndë: Gjendet pa shenja jete Qazim Alaj i portalit ‘Shqip.com’, dyshohet për vetëvrasje

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 17:06
Qazim Alaj

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë, ku një i ri është gjetur pa shenja jete në afërsi të një banese dhe sipas informacioneve të para dyshohet për vetëvrasje.

Kështu ka bërë me dije një sinjalizues i cili tha se personi që dyshohet se i dha fund jetës është Qazim Alaj, 36-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Alaj ka pasur pozitën e shefit të Teknologjisë në portalin “Shqip.com”.

Ndryshe, në vendin e ngjarjen kanë dalë edhe njësitet policore, me ç’rast janë kryer ekzaminimet e nevojshme, teksa trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat