Këta janë dy zyrtarët e arrestuar në Obiliq, i mundësuan dikujt të marrë dokumente me identitete të rreme

Lajme

Këta janë dy zyrtarët e arrestuar në Obiliq, i mundësuan dikujt të marrë dokumente me identitete të rreme

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë pas një hetimi kundër dy zyrtarëve Qendrës për Regjistrim Civil në Obiliq, të cilët kanë qenë objekt hetimi, nën dyshimin se i kanë mundësuar një personi që të marrë dokumente zyrtare me identitete të rreme, ka realizuar aksion gjatë ditës së djeshme. Të dyshuarit tashmë ndodhen në ndalim policor, ndërkohë që është zbuluar identiteti i tyre.

Siç mëson Sinjali, dy zyrtarët e arrestuar, si të dyshuar për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme janë Aisha Gusinac dhe Ilmi Morina.

Gusinac dhe Morina dyshohen se duke keqpërdor detyrën zyrtare, kanë falsifikuar dokumentet zyrtare, me ç ‘rast i kanë mundësuar personit me iniciale (F. A.) që të pajiset edhe me dy identitete tjera të rrejshme dhe atë në emrat (A.G.) dhe (A.R.), dhe po ashtu duke e pajisur të njëjtin me dokumente valide të Republikës së Kosovës (Certifikatë të lindjes dhe letërnjoftim) me identitete të rreme.

Si rezultat i hetimit u zbulua se dy zyrtarët kanë keqpërdorur autorizimet e tyre (duke tejkaluar kompetencat e tyre, duke i mundësuar personit (F.A.) që të pajiset me dokumente zyrtare të Republikës së Kosovës si identitet i rrem në dy raste dhe atë në emrat si A.G dhe A.R. ), pa plotësuar kriteret e nevojshme.

Mbi bazën e këtyre veprimeve, është ngritur dyshimi se dy zyrtarët kanë kryer veprat penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar” dhe “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Pas arrestimit të tyre, të dyshuarit janë intervistuar në cilësi të personave të dyshuar dhe ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e tyre dhe ndërmarrjen e veprimeve të tjera, brenda afatit ligjor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat