Vdes veprimtari i zellshëm i çështjes kombëtare, Ruzhdi Peqani

Lajme

Vdes veprimtari i zellshëm i çështjes kombëtare, Ruzhdi Peqani

Nga: M.L. Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 15:59
I ndjeri Ruzhdi Peqani

Ka ndërruar jetë veprimtari dhe publicisti i njohur, Ruzhdi Peqani. Kështu ka njoftuar Dega e Lidhjes Demokratike në Lipjan.

Kryetari i Degës së LDK-së dhe kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti me anë të një telegrami ka ngushëlluar familjen Peqani me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit Ruzhdi Peqani.

Ruzhdi Peqani ishte inxhinier i metalurgjisë dhe një ndër veprimtarët e zellshëm të çështjes kombëtare.

Po ashtu, Peqani ishte edhe një nga themeluesit e Degës së LDK-së në Lipjan.

“TELEGRAM NGUSHËLLIMI FAMILJES PEQANI

E nderuar familje Peqani,

Kryetari Degës së LDK-së në Lipjan dhe njëherit kryetar i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, përmes këtij telegrami ngushëllon familjen Peqani me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit Ruzhdi Peqani.

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin se ka ndërruar jetë veprimtari dhe intelektuali Ruzhdi Peqani.

Ruzhdi Peqani do të kujtohet si një njeri i mirë, si një inxhinier i metalurgjisë, si një ndër veprimtarët e zellshëm të çështjes kombëtare, që me angazhimin e tij i’u bashkua Lidhjes së parë Demokratike të Kosovës, ai ishte njëri nga themeltarët e Degës së LDK-së në Lipjan, ishte kryetari i parë I Degës në Lipjan, andaj kjo e bën atë një nga emrat që do ta mbajë mend përgjithmonë historia jonë.

Me këtë rast bashkë ndjejmë dhimbjen me familjarët, shokët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.

Ngushëllime!

IMRI AHMETI

Kryetar i LDK-së Lipjan”, thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Lipjan.

Ruzhdi Peqani ishte edhe një ndër bashkëpunëtorët e ngushtë të gazetës “Bota sot”.

Me këtë rast, edhe stafi i gazetës “Bota sot” shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Peqani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat