Gazetari serb: Osmani ka dëshirë ta veshë uniformën ushtarake dhe t’i udhëheq ushtarët në kufi me Serbinë

Lajme

Gazetari serb: Osmani ka dëshirë ta veshë uniformën ushtarake dhe t’i udhëheq ushtarët në kufi me Serbinë

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 00:27
Branislav Kërstiq

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Bruksel ka paralajmëuar se Serbia është duke përgatitur sulm ndaj Kosovës.

Duke e komentuar këtë deklaratë të presidentes Osmani, gazetari serb në veri të Kosovës, Branislav Kërstiq ka thënë se një sulm i tillë nuk ka gjasa të ndodh.

Sipas tij, brenda komunitetit serb në veri nuk ekziston asnjë mobilizim e as një rezistencë për sulm të mundshëm ndaj Kosovës.

“Brenda krejt deklaratës pak duket jamë duke e lexuar edhe një dëshirë e mundshme qe presidentja jonë e ka dëshirën shumë serioze qe ta vesh uniformën ushtarake dhe t’i udhëheq ushtarët në kufi me Serbinë”, ka thënë Kërstiq.

Ai ka paralajmëruar se nëse ndodh që Serbia e sulmon Kosovën, atëherë Serbia vjen në një pozitë ku mund t’i shoh aeroplanët e NATO-s njëherë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat