“S’ke nevojë për qira”/ Detaje nga rasti i dhunimit në Prishtinë, pronari i banesës dyshohet se dhunoi 38-vjeçaren

Lajme

“S’ke nevojë për qira”/ Detaje nga rasti i dhunimit në Prishtinë, pronari i banesës dyshohet se dhunoi 38-vjeçaren

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 17:27
Foto ilustrim

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Zakonisht viktima janë gratë të cilat raportojnë në Polici se janë keqpërdorur seksualisht nga persona të panjohur, por shpeshherë të dyshuar janë edhe persona të afërm të tyre me të cilët kanë krijuar lidhje dashurie. Për një rast të tillë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një 38-vjeçare ka denoncuar në Polici një person, me të cilin ka bashkëjetuar për një muaj.

Të njëjtat burime kanë zbardhur detaje nga dëshmia e viktimës, e cila ka pohuar se i dyshuari kishte në pronësi një banesë në rrugën ‘Anton Harapi’ që ajo zgjodhi ta merr me qira. Sipas saj, fillimisht ishin dakorduar për një shumë të caktuar për pagesën e qirasë, por më pas 52-vjeçari e ka detyruar që të kryejnë marrëdhënie seksuale së bashku dhe të mos paguajë me para.

Me shpresën që kjo situatë do të marrë fund, viktima ka hezituar ta denoncojë rastin në Polici qysh në fillim.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arrestuar të dyshuarin dhe të njëjtin e kanë shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunim’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat