Zbardhen detaje: ​Serbë nga Mitrovica në shërbim të vjedhjes së votave për Vuçiqin

Lajme

Zbardhen detaje: ​Serbë nga Mitrovica në shërbim të vjedhjes së votave për Vuçiqin

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 16:05
Foto ilustrim

Vëzhgues serbë të zgjedhjeve parlamentare në Serbi që janë nga Mitrovica dhe disa vëzhgues hungarezë nga Vojvodina, besohet se po vjedhin vota për presidentin Aleksandar Vuçiq, bëjnë të ditur burime të KP.

Se, po vidhen votat në Serbi dëshmojnë edhe pamjet që janë publikuar më parë në faqen e Telegramit "Evroazijski Put" (“Rruga euroaziatike), nga Rashka.

Sipas të dhënave të publikuara në faqe, personi po i paguante votuesit për të votuar për partinë SNS të Vuçiqit.

Sipas postimeve nga profili me emrin "NikitaNikadLudja", në Rashkë janë duke u vjedhur vota nga vëzhgues nga Mitrovica dhe disa hungarezë të Vojvodinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat