Berjani: Vijnë nga Shqipëria për t’u furnizuar me naftë në Kosovë

Lajme

Berjani: Vijnë nga Shqipëria për t’u furnizuar me naftë në Kosovë

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 09:21
Fadil Bejrani

Dhe pse vazhdimisht ka pasur ulje dhe ngritje të çmimit të karburanteve në vendit tonë, përsëri duhet se në Shqipëri çmimi vijon që të jetë më i lartë sesa në Maqedoninë e Veriut apo në Kosovë.

Në bursa ka pasur ulje të çmimeve por sipas ekonomistëve kjo gjë nuk është reflektuar në tregun shqiptar.

Ndërkohë Fadil Bejrani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarve në Kosovë është shprehur se shumë qytetarë nga Shqipëria vijnë dhe furnizohen me karburante në Kosovë.

Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai nënvizoi se klientët janë të kënaqur me shërbimin, çmimin dhe cilësinë.

“Shumë nga Shqipëria vijnë dhe furnizohen te ne në Kosovë, na mundëson që t’u shërbejmë më mirë qytetarëve. Kemi shumë klientë nga Shqipëria që janë të kënaqur me shërbimet, me çmimin dhe me kualitetin”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat