Szunyog, Aliut: Jepi përparësi zbatimit të legjislacionit për mjedisin

Lajme

Szunyog, Aliut: Jepi përparësi zbatimit të legjislacionit për mjedisin

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 11:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadori Tomas Szunyog është takuar me ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliun.

Szunyog ka theksuar se në këtë takim Aliun e ka falënderuar për objektivat ambicioze të shpallura në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike COP28 në Dubai.

“Takova ministrin Liburn Aliu dhe e falënderova për objektivat ambicioze të shpallura dhe zotimet në COP28.

E këshilloi që t’i jep përparësi zbatimit të legjislacionit për mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimet klimatike”, ka shkruar ai në “X”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat