Jabllanoviq: Serbët e Kosovës shumë shpesh janë shfrytëzuar

Lajme

Jabllanoviq: Serbët e Kosovës shumë shpesh janë shfrytëzuar

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 18:40
Aleksandër Jabllanoviq

Politikani serb në Kosovë, Aleksandër Jabllanoviq, ka thënë se serbët e Kosovës janë shfrytëzuar shumëherë nga politika serbe.

Ai tha se shfrytëzimi i tyre ka ndodhur që nga koha e Millosheviqit.

Jabllanoviq tutje pati lëvdata për presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për të cilin tha se ka ndikuar në integrimin e serbëve të Kosovës.

“Mendoj se në kontekst politik, serbët në Kosovë kanë qenë të margjinalizuar, në atë masë që e kemi pritur të pyeteshim nuk e kemi pasur këtë mundësi, edhe në kohën e Vuçiqit, por dhe në kohën e Milllosheviqit, serbët e Kosovës shumë shpesh janë shfrytëzuar. Vetëm në mandatin e Vuçiqit ka ndodhur një integrim serioz i serbëve në shoqërinë kosovare. Për herë të parë kishim zgjedhje lokale në vitin 2013, i cili nuk është shfrytëzuar mirë as nga serbët, as nga politika e Prishtinës”, tha ai.

Jabllanoviq u shpreh se serbët e Kosovës gjithmonë presin më shumë nga politika serbe.

“Më duhet të jem i sinqertë që ne serbët presim gjithmonë diçka më të madhe, kur marrim parasysh fakte, me këtë politikë e dimë ku qëndrojmë, është e parashikueshme, e përafron Serbinë me disa vlera evropiane, disa rezultate në terren, kemi fitu diçka, diçka kemi humbur, nëse pyesni qytetarët e rëndomtë, thonë diçka ndryshe”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat