Bilçik: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, kyç për Qeverinë e re të Serbisë

Lajme

Bilçik: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, kyç për Qeverinë e re të Serbisë

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 11:47
Vladimir Bilçik

Qeveria e re e Serbisë përballet me tri çështje kyçe – normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, reformat dhe harmonizimin e politikës së jashtme me BE-në.

Kështu tha për Kosovo Online, Vladimir Bilçik, raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë.

I pyetur se çfarë pret nga Qeveria e re e Serbisë, e cila do të formohet pas zgjedhjeve, Bilçik tha se janë tre gjëra që janë theksuar deri më tani.

“Gjëja e parë është një përkushtim i sinqertë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. E di që deri më tani është bërë shumë punë konstruktive pavarësisht tensioneve”, shtoi ai.

Bilçik gjithashtu u shpreh i kënaqur që një numër i madh i serbëve nga Kosova siç theksoi ai votuan në zgjedhjet që u mbajtën më 17 dhjetor në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat