Festa e Krishtlindjes – ambasadori Hovenier së bashku me vajzat e presidentes Osmani këndojnë “Jingle Bells”

Lajme

Festa e Krishtlindjes – ambasadori Hovenier së bashku me vajzat e presidentes Osmani këndojnë “Jingle Bells”

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 09:45
Ambasadori Hovenier së bashku me vajzat e presidentes Osmani

Besimtarët e krishterë në mbarë botën sot festojnë Krishtlindjen. E festimi i kësaj feste po shënohet edhe në Kosovë.

Presidentja Vjosa Osmani, ka publikuar në Instagram një video shumë të veçantë, përmes të cilit ka uruar edhe festën e Krishtlindjes.

Në videon e publikuar shihet ambasadori amerikan Jeff Hovenier teksa i bie pianos dhe së bashku me të dy vajzat e presidentes Osmani, këndojnë këngën e famshme të Krishtlindjes “Jingle Bells”.

Osmani mbrëmë uroi festën e Krishtlindjes ku tha se Krishtlindja është një kohë reflektimi e solidariteti, teksa zemrat dhe shtëpitë janë të mbushura me shpresë e optimizëm.

“Në këtë ditë kremte, le t`i kujtojmë ata që mund të përballen me sfida dhe t’ua shtrijmë dorën e mirësisë e dhembshurisë. Qoftë kjo festë e mbushur me dashuri, paqe dhe gëzim për secilën familje! Gëzuar për shumë mot”, thuhet në urimin e Presidentes

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vjosa Osmani (@vjosa.osmani)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat