Shkaku i vdekjes së çiftit në bjeshkë, flasin nga Prokuroria

Lajme

Shkaku i vdekjes së çiftit në bjeshkë, flasin nga Prokuroria

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 20:32
Foto ilustrim

Të gjitha njësitë relevante të Policisë së Kosovës po qëndrojnë në bjeshkët e Junikut, në shtëpinë ku një çift nga ky qytet vdiq tragjikisht.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi tha në një lidhje direkte në T7 se ende nuk dihet për shkakun e vdekjes së pronarit të fabrikës së ujit “Juniku”, Mic Tofaj dhe bashkëshortes së tij Fatlinda Maloku-Tofajt, por se rryma është “njëra prej pistave”.

Ai tha se e presin një ekip të Instituti të Mjekësisë Ligjore për të mbërritur në vendin e ngjarjes dhe për t’i marrë dy trupat e pajetë, të cilëve prokurori ka urdhëruar që t’u bëhet obduksioni.

“Jemi në pritje të ekipit të Institutit të Mjekësisë Ligjore për të ardhur në vendin e ngjarjes”, tha Nikçi.

Ai tha se për ngjarjen Policia e Kosovës i njoftoi në mesditë.

“Aktualisht në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitë relevante të Policisë me urdhër të prokurorit”, tha Nikçi.

Ai tha se është herët për të dhënë detaje, por shtoi se kur të dalin rezultatet e autopsisë, do të dihet më shumë për shkakun e vdekjes së tyre.

“Kur të marrim edhe rezultatin e autopsisë, do të mësojmë më shumë për shkakun”, tha Nikçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat