Die Zeit: Brukseli beson se vetëm Vuçiq mund ta zgjidhë problemin me Kosovën

Lajme

Die Zeit: Brukseli beson se vetëm Vuçiq mund ta zgjidhë problemin me Kosovën

Më: 3 janar 2024 Në ora: 18:10
Aleksander Vuçiq

“Brukseli beson se vetëm presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, mund ta zgjidhë problemin me Kosovën”.

Ky është përgjigja e gazetarit të prestigjiozes gjermane, Die Zeit, në pyetjen retorike se pse Bashkimi Evropian ende qëndron në krah të Vuçiç-it edhe pas zgjedhjeve të kontestuara të 17 dhjetorit, të cilat dëshmuan se në Serbia ka një mungesë të theksuar të demokracisë.

Në një editorial për Die Zeit, gazetari gjerman Von Ulrich Ladurner, duke komentuar konstatimet e organizatave ndërkombëtare për parregullsi të zgjedhjeve në Serbi dhe protestën e qytetarëve në kundërshtim të këtij procesi, ka vlerësuar se BE-ja ka mbetur jashtëzakonisht e heshtur ndaj manipulimeve në zgjedhjet e 17 dhjetorit.

“Vuçiç tashmë ka minuar ndjeshëm demokracinë e vendit të tij gjatë dhjetë viteve të fundit. Mediat praktikisht janë në linjën e pushtetit dhe opozita është e kufizuar. Sundimtari serb nuk i mbështet sanksionet e BE-së kundër Rusisë. Dhe tani kemi manipulimi të zgjedhjeve”, shkruan gazetari gjerman për Die Ziet duke parashtruar pyetjen se si Vuçiç arrin të menaxhojë gjithë këto parregullsi?

Përgjigja, sipas gazetarit, është e thjeshtë: Kosova.

“Në Bruksel njerëzit besojnë se vetëm Vuçiç mund ta zgjidhë këtë problem. Ai shihet si njeriu i fortë që do t’u përcjellë mesazhin serbëve se më në fund u humb Kosova”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat