Komandanti i EUFOR: Situata në BeH mund të përshkallëzohet në çdo kohë, siç ndodhi muajin e kaluar në Kosovë

Lajme

Komandanti i EUFOR: Situata në BeH mund të përshkallëzohet në çdo kohë, siç ndodhi muajin e kaluar në Kosovë

Më: 4 janar 2024 Në ora: 13:51
Laszlo Sticz

Forcat Hungareze të Mbrojtjes tashmë kanë dëshmuar se janë të afta të udhëheqin një operacion të madh të NATO-s, tha për mediat hungareze komandanti i ri i misionit EUFOR Althea në Bosnje dhe Hercegovinë, gjeneralmajor Laszlo Sticz.

Ai tha se forcat e EUFOR-it do të ndërhyjnë në vend vetëm nëse policia nuk do të jetë në gjendje të sigurojë paqen.

Megjithatë, ai thekson se si në Kosovë situata mund të përshkallëzohet në çdo moment, transmeton Gazeta Express.

“Në vitin 2021, komandanti hungarez i misionit të KFOR-it në Kosovë ishte tashmë aktiv dhe tani për herë të parë një gjeneral hungarez do të udhëheqë misionin e BE-së në Bosnje dhe Hercegovinë për një vit. Forcat e Mbrojtjes Hungareze jo vetëm marrin pjesë në një operacion kaq të madh, por edhe e koordinojnë dhe udhëheqin atë. Për më tepër, do të ketë mundësi të përdorimit të pajisjeve të reja ushtarake, siç janë helikopterët e rinj, gjë që tregon se reforma e zhvillimit të forcave hungareze e nisur në vitin 2018 po bën hapa të mëdhenj përpara”, tha Sticz për kanalin M1, transmeton Hungary Today.

Operacioni Althea ose i njohur zyrtarisht si EUFOR (Forcat e Bashkimit Evropian në Bosnjë dhe Hercegovinë) është një forcë ndërkombëtare që vepron nën autoritetin e Këshillit Evropian. Operacioni ushtarak filloi më 2 dhjetor 2004, nëntë vjet pas luftës në BeH, me detyrën kryesore të një misioni paqeruajtës në Bosnje dhe Hercegovinë. Pas vendimit të Komitetit Politik dhe Sigurisë të Bashkimit Evropian, në janar 2024, Hungaria ofroi të drejtojë EUFOR ALTHEA për herë të parë.

Sticz tha se rrënja e situatës aktuale është konflikti i armatosur i viteve 1992-95. Ajo përfundoi me Marrëveshjen e Dejtonit, duke përcaktuar të ardhmen e rajonit.

“Rreziku ushtarak është dytësor, misioni i BE-së do të ndërhyjë vetëm nëse BeH policia nuk mund të sigurojë paqen. Por situata mund të përshkallëzohet në çdo kohë, siç ndodhi në Kosovë majin e kaluar. Prandaj është e rëndësishme një forcë ushtarake ndërkombëtare, e cila duhet të jetë e paanshme dhe e besueshme, me mjete parandaluese nëse është e nevojshme”, tha ai.

Ministri hungarez i Mbrojtjes Kristof Szalay-Bobrovniczky konfirmoi në tetor të vitit të kaluar se komanda e misionit EUFOR Althea në Bosnje dhe Hercegovinë do të merret nga gjeneralmajor Laszlo Sticz nga 1 janari 2024 dhe njoftoi përforcimin e misionit me trupa shtesw kwtw vit

“Forcat Hungareze të Mbrojtjes janë duke rritur angazhimin e tyre: gjatë vitit 2024, forca shtesë dhe aftësi jetike do t’i bashkohen misionit EUFOR Althea. Përvoja e gjeneralmajor Sticz e bën atë një drejtues të fortë të këtij misioni”, ka bërë të ditur ministri hungarez në rrjetin social X. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat