IKShPK u bën thirrje qytetarëve për ajrin e ndotur: Kujdes për personat e ndjeshëm

Lajme

IKShPK u bën thirrje qytetarëve për ajrin e ndotur: Kujdes për personat e ndjeshëm

Më: 7 janar 2024 Në ora: 22:05
Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka bërë të ditur se ka ndotje të ajrit në Prishtinë.

Në një postim në Facebook të shpërndarë nga ky institut bëhet thirrje që të kenë kujdes personat që janë më të ndjeshëm.

Në fotografinë e publikuar thuhet se në Prishtinë është 117 indeksi i cilësisë së ajrit.

Tutje, IKShPK-ja u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi për shkak të ajrit të ndotur.

Në thirrjen e tyre thuhet se ajri nuk është i shëndetshëm për personat e ndjeshëm dhe me sëmundje kronike

“Qëndroni në shtëpi! Ajri sot nuk është i shëndetshëm për personat e ndjeshëm dhe me sëmundje kronike”, thuhet në shkrimin e IKSHPK-së në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat