Vdes një mjek i QKUK-së

Lajme

Vdes një mjek i QKUK-së

Më: 9 janar 2024 Në ora: 09:57
Foto ilustrim

Ka vdekur Halit Ibrahimi mjek në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK.

Për lajmin ka njoftuar Oda e Mjekëve të Kosovës.

“Ndahet nga jeta Dr.Halit Ibrahimi, (14.04.1971-06.01.2024). Dr. Halit Ibrahimi përfundoi studimet për mjekësi të Përgjithshme, në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës.

Në vitin 2011 kreu provimin specialist dhe fitoi titullin e mjekut specialist nga lëmia Psikiatria. Dr. Ibrahimi u ka shërbyer qytetarëve duke ofruar shërbimet në lëminë e Psikiatrisë në Klinikën e Psikiatrisë, në QKUK.

Oda e Mjekëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta miqve dhe familjarëve të tij!”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat