Ky është shtetasi turk i kërkuar nga Interpol-i që u arrestua në Kosovë, pritet ekstradimi i tij

Lajme

Ky është shtetasi turk i kërkuar nga Interpol-i që u arrestua në Kosovë, pritet ekstradimi i tij

Më: 10 janar 2024 Në ora: 07:58
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme, dy shtetas të Turqisë janë arrestuar në Kosovë, pasi të njëjtit po kërkoheshin me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet turke për dy raste të ndara. Njëri nga ta ishte dënuar në Turqi me 10 muaj heqje lirie për veprën penale ‘Grabitje’.

Media mëson se i dyshuari është Ilteriş Karaca, 40-vjeçar.

Karaca është arrestuar në rrugën ‘Enver Zymberi’ në Prishtinë, pasi i njëjti gjatë verifikimit në Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migrim, ka rezultuar se kërkohet ndërkombëtarisht me urdhërarrest të lëshuar nga Interpol-i.

Ai po kërkohej nga autoritet turke për një rast të grabitjes që kishte ndodhur në qytetin e Izmirit dhe pas arrestimit nga njësiti FAST në Policinë e Kosovës, me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

"Me datë  09.01.2024, rreth orës 14:30, njësiti  FAST,  pas një pune operativo-hetimore me asistimin e Stacionit Policor Qendra në Prishtinë, ka bërë arrestimin e shtetasit Turk  I.K., (viti i lindjes 1983), i kërkuar në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtarë po ashtu të lëshuar nga autoritet e Turqisë, për veprën penale Grabitje , i dënuar nga po ky shtet me 10 muaj burgim.

 Me urdhër të Prokurorit kompetent të Prokurorisë themelore ne Prishtinë, personi i kërkuar është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet më tej në komunikatën e Policisë.

Pas përfundimit të procedurave ligjore ku janë të përcaktuara edhe afatet kohore, Karaca pritet të ekstradohet në Republikën e Turqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat