Avokati serb: Presim që peticioni të ketë sukses dhe kryetari i Leposaviqit të largohet nga pozita

Lajme

Avokati serb: Presim që peticioni të ketë sukses dhe kryetari i Leposaviqit të largohet nga pozita

Më: 17 janar 2024 Në ora: 11:51
Pamje nga veriu i Kosovës

Veselin Radoviq, avokat nga Leposaviqi, ka thënë për mediat serbe se pret që peticioni për zëvendësimin e kryetarit të komunës së Leposaviqit të ketë sukses dhe kryetari siç pretendon ai i zgjedhur në mënyrë jolegjitime të largohet nga pozita.

“Siç e shihni, njerëzit janë të interesuar, ne filluam të mbledhim nënshkrime. Dua të përfitoj nga rasti të falënderoj qytetarët tanë që erdhën në një numër kaq të madh dhe dua që ata të vazhdojnë kështu që ne të kemi sukses në qëllimet tona”, tha Radoviq.

Siç shtoi ai, ka pritshmëri të mëdha nga peticioni dhe shpreson që të jetë vetëm fillimi i luftës.

“Ne presim që peticioni të përmbushet, kështu që kalojmë në hapin tjetër në zëvendësimin e kryetarit siç pretendon ai jolegjitim”.

Qytetarët serb filluan ta nënshkruajnë peticionin pak para orës nëntë të mëngjesit të sotëm. Për shkak të motit të ftohtë para komunës së Leposaviqit është ngritur një tendë.

Deri më tani peticionin në Leposaviq e kanë nënshkruar pak më shumë se 500 qytetarë.

Në zgjedhjet e vitit të kaluar, të cilat u bojkotuan nga serbët, kryetar i Leposaviqit u zgjodh Lulzim Hetemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat