Me çfarë valute do të bënte pagesa në Kosovë, Vuçiq: Me atë që kërkohet, po luftoj që të jetë dinari

Lajme

Me çfarë valute do të bënte pagesa në Kosovë, Vuçiq: Me atë që kërkohet, po luftoj që të jetë dinari

Më: 18 janar 2024 Në ora: 22:13
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se është duke luftuar që në Kosovë serbët t’i kryejnë pagesat me dinarë por ka thënë se Serbia nuk është fuqi nukleare.

“Ne nuk kemi bombë atomike, nuk jemi fuqi bërthamore, nuk jemi dikush që mund të luftojmë gjithë botën. Unë nuk do t’i shes ëndrra të tilla publikut. Por që ne do të mbrojmë njerëzit tanë, që do të mbrojmë dhe do të jemi gjithmonë me ta. Mos prisni që unë të veproj në mënyrë të papërgjegjshme, të them një budallallëk, unë jam shumë i përgjegjshëm, me përvojë dhe serioz për të bërë diçka të tillë. Nëse veproni kështu, mund të dëmtoni vetëm njerëzit tuaj. Duhet të jesh mjaft perceptues për të parë se cilat janë qëllimet e kundërshtarit dhe të marrësh vendime që duhet të jenë të guximshme, por më shpesh të mençura”, ka thënë Vuçiq.

I pyetur se me çfarë do të kryente pagesat në Kosovë, Vuçiq thotë se do të paguante ashtu siç kërkohet por se “do të shikojë që të paguhet me dinarë dhe se për këtë po lufton”.

Ndryshe, Banka Qendrore e Kosovës ka miratuar një rregullore me të cilën Euro ‘sanksionohet’ si valuta e vetme në Kosovë. Duke reaguar ndaj deklaratave të Vuçiq se Kosova do ta ndalojë dinarin, Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka lënë të kuptohet se Kosova nuk do të lejojë që serbët e Kosovës t’i marrin të ardhurat e tyre nga Beogradi në dinarë, por që ato do të konvertohen në euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat