Gazetari holandez ankohet për motin në Kosovë: Ditën nxehtë, natën po bie borë

Lajme

Gazetari holandez ankohet për motin në Kosovë: Ditën nxehtë, natën po bie borë

Më: 19 janar 2024 Në ora: 23:19
Foto ilustrim

Gazetari holandez, Thomas van Linge, i cili ka njoftuar se është duke qëndruar në Prishtinë, në profilin e tij në platformën “X” është ankuar për ndryshimet e mëdha të motit brenda ditës.

Ai ka thënë se sot gjatë ditës temperaturat kanë qenë rreth 17 gradë, derisa tashmë është bërë tepër ftohtë dhe po bie borë.

Linge ka thënë se nuk e di nëse kjo është normale për Ballkanin, por thotë se për një holandez sikur vetë, është tepër jo e zakonshme.

“Rreth mesditës në Kosovë ishte 17 gradë, me diell. Tani është rreth ngrirjes me një parashikim që do të ketë borë gjatë gjithë natës.

Nuk e di nëse kjo është normale në Ballkan, por për një holandez si unë kjo është shumë e parregullt”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat