Regjisorja nga Kosova: Vuajta varfërinë dhe seksizmin në një familje patriarkale

Lajme

Regjisorja nga Kosova: Vuajta varfërinë dhe seksizmin në një familje patriarkale

Më: 26 janar 2024 Në ora: 12:30
Hana Qena

Regjisorja dhe artistja e “Haveit”, Hana Qena ishte këtë të premte në “Good Morning Albanians”, tha se në performancat  e saj artistike, ka ndikuar shumë e shkuara.

Ajo tha se nëse nuk do të kishte përjetuar vetë varfërinë apo seksizmin, shumë nga performancat që ka zhvilluar nuk do të ekzistonin.

“Po të mos ishte varfëria që ne kemi jetuar, nuk do kishim bërë shumë performanca.

Është varfëria, jeta ku rritesh në një botë seksiste. Unë kam tre vëllezër në shtëpi, e kujtoj se si janë sjellë ata me ne,  ndoshta pa vetëdije, se ashtu ka qenë shoqëria. Na ka bërtitur babi, arsimtari, profesori, e gjithë kjo na ka shtyrë që ne të reagojmë për shumë gjëra”,-u shpreh artistja Qena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat