Albin Kurti “rivalizon” Edi Ramën në basketboll, dalin pamjet epike nga salla sportive në Podujevë

Lajme

Albin Kurti “rivalizon” Edi Ramën në basketboll, dalin pamjet epike nga salla sportive në Podujevë

Më: 26 janar 2024 Në ora: 12:55
Gjuajtja në kosh nuk i shkoi huq Kurtit

Kryeministri Albin Kurti sot ka qëndruar për vizitë te komuna që udhëhiqet nga bashkëpartiaku i tij, Shpejtim Bulliqi.

Në Podujevë, Kurti përveç agjendës së tij, gjeti kohë edhe për pak sport në një sallë basketbolli. Gjuajtja në kosh nuk i shkoi huq.

Kurti si kryeministër u pa si rrallëherë duke luajtur basketboll, por kjo s’është e rrallë për homologun e tij nga Shqipëria, Edi Rama, i cili si një ish-basketbollist, shihet shpesh duke i testuar reflekset edhe tash si kryeministër.

Gjatë kësaj vizite, Kurti ka marrë pjesë në lansimin e programit kombëtar “Sport në shkolla” e organizuar nga Federata e Sportit Shkollor të Republikës së Kosovës (FSSHRK), ngjarje në të cilën kanë marrë pjesë ministrat Hajrulla Çeku e Arbërie Nagavci e kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Kryeministri Kurti do të marrë pjesë edhe në vendosjen e gurthemelin për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për persona të moshuar në Podujevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat