SHBA po armatos Europën, shitje rekord të armatimeve mes frikës për sulme nga Rusia

Lajme

SHBA po armatos Europën, shitje rekord të armatimeve mes frikës për sulme nga Rusia

Më: 30 janar 2024 Në ora: 17:04
SHBA

Europa po armatoset deri në dhëmbë, me municionet amerikane. Shitja e armatimeve të Shteteve të Bashkuara përtej detit, u rrit ndjeshëm vitin e kaluar, duke arritur një rekord prej 238 miliardë dollarësh teksa lufta ruse në Ukrainë solli bum kërkesash.

Qeveria amerikane negocioi drejtpërdrejtë 81 miliardë dollarë shitje, 56 përqind më shumë se në vitin 2022. Siç bëri me dije Departamenti Amerikan i Shtetit, pjesa tjetër ishin shitje direkte nga kompanitë e mbrojtjes në SHBA për vendet e huaja.

“Transfertat dhe tregtia e armëve janë një mjet i rëndësishëm i politikës së jashtme të SHBA me potencialin e ndikimeve afatgjatë për sigurinë rajonale dhe globale”, tha DASH.

Fqinji i Ukrainës, Polonia, e cila ka nisur fushatën për të zgjeruar ushtrinë, ka bërë disa prej blerjeve më të mëdha.

Varshava thuhet të ketë siguruar helikopterë Apash prej 12 miliardë dollarësh dhe ka paguar gjithashtu 10 miliardë për sisteme raketore Himars, e 3.7 miliardë për tanket Abrams.

Tashmë Kosovës së shpejti pritet ti vijnë raketar Javelin të blera nga SHBA.

Ky lajm kishte trazuar Serbinë, e cila edhe sot ka reaguar pas marrëveshjes ushtarake Kosovë-Turqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat