Nënkryetarja e Leposaviqit konsumoi drogë në zyrë, gazetari zbulon detaje

Lajme

Nënkryetarja e Leposaviqit konsumoi drogë në zyrë, gazetari zbulon detaje

Më: 30 janar 2024 Në ora: 19:13
Dragana Miletiç

Gazetari Venhar Isufi ishte këtë të martë i ftuar në Euronews Albania ku ka komentuar një video e cila qarkulloi mbrëmjen e djeshme në mediat e Kosovës, ku dukej nënkryetarja e komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiç, teksa konsumonte drogë brenda ambienteve të komunës.

Gazetari tha se përveç shkarkimit të nënkryetares, tashmë po hetohet edhe për zbardhjen e gjithë ngjarjes pasi ka dyshime se edhe punonjës të tjerë kanë qenë të përfshirë.

“Në fakt nënkryetarja e komunës së Laposaviçit, është zënë duke përdorur lëndë narkotike, kokainë apo lëndë të tjera. Ajo është shkarkuar nga detyra, por ka dyshime se edhe zyrtarët të tjerë që vijnë nga komuniteti serb mund të jenë të përfshirë në këtë vepër penale, për të përdorur lëndë narkotike në ambientet e komunës së Leposaviçit.

Bëhet fjalë për punonjës. Këto mund të jenë tendenca për ta vendosur kryetarin në pozita të palakueshme, pas gjithë atyre vendimeve që ka marrë duke punuar në komunën e Leposaviçit. Për këtë arsye hetuesit e departamentit për narkotikët janë duke punuar intensivisht për të zbardhur të gjithë rastin”,-tha gazetari Venhar Isufi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat