​Arrestohen dy zyrtarë të ATK-së

Lajme

​Arrestohen dy zyrtarë të ATK-së

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar sot Administratën Tatimore të Kosovës se ka arrestuar dy zyrtarë të ATK-së të komunitetit serb, nën akuza të kontrabandës së barnave.

Pas njoftimit zyrtar, ATK-ja ka ndërmarrë të gjitha veprimet konform kornizave ligjore, ku ka pezulluar dy të arrestuarit nga puna deri në vendimin përfundimtar të gjykatës.

"Veprimet e tilla që dëmtojnë integritetin e ATK-së duhet të luftohen pa kompromis, duke siguruar drejtësi dhe përgjegjësi për të ruajtur besimin në institucionet qeveritare.

Shprehim gatishmërinë tonë për bashkëpunim me organet e rendit dhe drejtësisë, si për këtë rast, ashtu dhe për çdo rast tjetër të dyshuar, thuhet në komunikatë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat