Avokati britanik i Sanduloviqit ndalohet nga Policia e Serbisë – Deputetja Kearns e njofton Minisrinë e Jashtme

Lajme

Avokati britanik i Sanduloviqit ndalohet nga Policia e Serbisë – Deputetja Kearns e njofton Minisrinë e Jashtme

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 22:45
Michael Polak

Michael Polak, avokati i politikanit serb Nikolla Sanduloviq, është ndaluar nga Policia e Serbisë dhe aktualisht po merret në pyetje.

Kështu bëri të ditur vetë Sandulloviq i cili kërkoi reagim ndërkombëtarë.

“Urgjente!!!!!!!! Avokati im nga Londra Michael PolakLaw sapo u ndalua nga pjesëtarët e policisë së Vuçiqit që po e marrin në pyetje… A do të bëjë më në fund komuniteti ndërkombëtar diçka për regjimin diktatorial në Serbi?”, ka shkruar ai në rrjetin social X.

Pas kësaj ka reaguar deputetja britanike Alicia Kearns e cila u shpreh e shqetësuar dhe bëri të ditur se e ka njoftuar se ka folur me Ministrinë e Jashtme të Britanisë.

“Kjo është thellësisht shqetësuese – kam folur me Ministrinë e Jashtme dhe ata janë në dijeni”, tha ai.

Politikani opozitar serb, Nikolla Sanduloviq, javë më parë ishte arrestuar  e torturuar nga BIA serbe, për shkak se e kishte vizituar Prekazin dhe kishte bërë homazhe te varri i Blerina Jasharit.

Po ashtu, nga BIA ishte ndaluar edhe vajza e tij për të njëjtën arsye. Po ashtu, edhe avokati i tij serb ishte marrë në pyetje për shkak të vizitës së tij në Prekaz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat