Hotelet në Kosovë pritën mbi 54 mijë vizitorë vetëm në dhjetor

Lajme

Hotelet në Kosovë pritën mbi 54 mijë vizitorë vetëm në dhjetor

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 13:48
Ilustrim

Biznesi i hotelerisë çdo muaj është duke realizuar profit, pasi duket se hotelet janë mjaft të frekuentuara.

Sipas të dhënave të ASK-së, vetëm në muajin dhjetor numri i vizitorëve nëpër hotele ishte për 40 për qind më i lartë sesa në po të njëjtin muaj të vitit 2022.

“Në dhjetor 2023, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në hotele ishte 54 832, prej tyre 40.1%, ishin vendorë dhe 59.8% ishin të jashtëm.

Krahasuar me muajin dhjetor të vitit 2022 (sa ishin 42 042 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 30,4%.

Numri i net qëndrimeve ishte 145 619, prej tyre 43,9% nga vendorët dhe 56,0% nga të huajt”, thuhet në raport.

Kurse, sa i përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake, ka pasur rritje të vizitorëve për 25,1%.

“Në total 32 835 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga Shqipëria, Zvicra, Gjermania, Turqia etj.”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat