Tadiq mbështet Rezolutën e PE-së ndaj Serbisë, por kërkon të mos përdoret si “shantazh rreth Kosovës”

Lajme

Tadiq mbështet Rezolutën e PE-së ndaj Serbisë, por kërkon të mos përdoret si “shantazh rreth Kosovës”

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 09:23
Boris Tadiq

Rezoluta e Parlamentit Evropian që evidenton vjedhjen e zgjedhjeve serbe të 17 dhjetorit nga pushteti aktual i Partisë Përparimtare Serbe nën udhëheqjen e autokratit Aleksandar Vuçiq, është mirëpritur nga ish-Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq.

Por i njëjti shprehet “i shqetësuar” se Bashkimi Evropian mund ta përdorë atë si “shantazh” ndaj Serbisë drejt një zgjidhje përfundimtare me Kosovën.

Pas një dedade, BE ka pasur mundësinë të tregojë përkushtim të përnjëmendtë në mbështetjen e vlerave evropiane në Serbi.

Si një parti me të vërtetë pro-evropiane, ne shprehim shpresën që kësaj here të bëjë këtë dhe që demokracia të mos jetë më në alltarin e shantazhit jodemokratik me qëllimin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës”, ka shkruar Boris Tadiq, siç e citoi “KoSSeV”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat