Ambasadori gjerman viziton “Termokosin”

Lajme

Ambasadori gjerman viziton “Termokosin”

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 12:54
Foto nga takimi

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka vizituar Ngrohtoren e Qytetit “Termokos”, ku është pritur nga kryeshefi, Fisnik Osmani.

Me këtë rast, Rohde dhe Osmani kanë biseduar për projektet aktuale dhe mbështetjen e vazhdueshme në transformimin e sistemit të energjisë termike ne Prishtinë.

“Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, na nderojë me vizitën e tij në Termokos. Biseduam gjatë për projektet aktuale dhe punën të cilën po e bëjmë në ndërmarrje, për të ofruar shërbim të mjaftueshëm dhe cilësor për qytetarët e Prishtinës.

Shtetit Gjerman, i jemi falënderues përherë, për mbështetjen e vazhdueshme në transformimin e sistemit të energjisë termike ne Prishtinë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat