Lista serbe apel qytetarëve në veri: Mos bini pre e afisheve të “Mbrojtjes popullore” ku serbët ftohen në rezistencë ndaj policisë

Lajme

Lista serbe apel qytetarëve në veri: Mos bini pre e afisheve të “Mbrojtjes popullore” ku serbët ftohen në rezistencë ndaj policisë

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Lista Serbe ka bërë thirrje qytetarëve në veri të Mitrovicës që mos të bien pre e afisheve që ka shpërndarë në atë pjesë e ashtuquajtura “Mbrojtja Popullore”, në këto afishe kërkohet “Rezistencë ndaj policisë së Kurtit”, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”

Në një kumtesë të LS thuhet se në qytet në disa vende janë paraqitur afishe të nënshkruara nga “Mbrojtja popullore” ku bëhet thirrje qytetarëve për rezistencë ndaj “policisë së Kurtit”, andaj iu tërhiqet vërejtja qytetarëve, mos të bien pre t provokimeve të këtilla.

 “Lidhur me afishet e një të ashtuquajtura ‘mbrojtje popullore’ që u shfaqën në veri të Mitrovicës, ku bëhet thirrje për rezistencë ndaj policisë, LS fton qytetarët mos të vien pre e provokimeve të tilla. Lusim qytetarët që të mbeten të qetë, sepse këto aksione kushdo që i bënë i ka drejtuar kundër paqes dhe me qëllim të keq me synim destabilizimin dhe fajësimin e serbëve për incidentet eventuale” – shkruan në kumtesën e LS, ku shtohet se qëllimi është prezantimi i serbëve si të dhunshëm dhe të largohet vëmendja nga shkelja e drejtave të serbëve.

“Populli serb në Kosovë me metoda paqësore do të vazhdojë të mbroj të drejtat e veta dhe interesave në këto hapësira” thuhet në kumtesë.

Si dihet ditë më parë në disa lokacione në komunat në veri ka pasur grafite “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, “Brigadat e kuqe janë gjallë” , për të cilat policia e Kosovës është duke hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat