Sanduloviq: Kështu u planifikua të përfundoja edhe unë në burgun e Nishit, sikurse opozitarit rus Alexei Navalny

Lajme

Sanduloviq: Kështu u planifikua të përfundoja edhe unë në burgun e Nishit, sikurse opozitarit rus Alexei Navalny

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 14:12
Nikolla Sanduloviq

Opozitari serb Nikolla Sanduloviq ka reaguar menjëherë pas vdekjes së opozitarit rus Alexei Navalny.

Sanduloviq thotë se skenar i njëjtë ishte përgatitur edhe për të nga Serbia e Aleksandar Vuçiqit, para pak kohësh kur ai u arrestua pasi bëri homazhe tek varri i familjes Jashari në Prekaz.

“Kështu duhej të përfundoja në burgun e Nishit! Gjithçka e planifikuar nga Aleksandar Vuçiq, Aleksandar Vulin, BIA, Departamenti i Policisë për terrorizëm, terroristët dhe kriminelët serbë Milan Radoiçiq, Zvonko Veselinoviç, Goran Rakiq dhe prokurori e gjykatësi nga Nishi që insistuan që të transferohesha nga spitali i burgut në Beograd në burgun e Nishit.

Unë u rrëmbeva nga BIA, gjysmë i vdekur, i rrahur rëndë dhe i paralizuar, të gjitha në kundërshtim me ligjin”, ka shkruar Sanduloviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat