Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme të Bullgarisë vizitoi IPK-në

Lajme

Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme të Bullgarisë vizitoi IPK-në

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 14:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeshefi i IPK-së z. Kushtrim Hodaj  së  bashku me Zv. Minsitrin e MPB-së Bardhyl Dobra, pritën sot në takim në objektin e IPK-së delegacionin nga Republika Bullgarisë me në krye Zv. Ministren e Punëve të Brendshme znj. Ivelina Dundakova.  

Në kuadër të këtij takimi  u diskutua për mundësin e bashkëpunimit në fushën e mbikqyrjes policore, me theks të veçantë ne shkëmbimin e informacionit dhe luftimin e korrupsionit në Policitë e shteteve përkatëse.

Kryeshefi Hodaj i njoftoj mysafirët me funksionimin dhe aktivitetet e Inspektoratit Policor të Kosovës dhe shprehu gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit me institucionet homologe Bullgare. 

Gjithashtu zv. Ministrja Dondakova, theksoj rëndësinë e aktiviteteve të përbashkëta që forcojnë integritetin në radhët e Policisë. 

Në fund të takimit palët u dakorduan për të vazhduar komunikimin në drejtim të arritjes së një marrëveshje të bashkëpunimit dhe pjesëmarrjes në nismat  e përbashkëta Rajonale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat