Ky është i dyshuari që goditi me veturë babanë dhe vëllain e tij në Lipjan

Lajme

Ky është i dyshuari që goditi me veturë babanë dhe vëllain e tij në Lipjan

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 17:37
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Resinoc të Lipjanit, ku një person dyshohet se është përfshirë në një konflikt familjar me babanë dhe vëllain e tij.

Pasi palët përfunduan në stacion policor, 20-vjeçari dyshohet se ka goditur qëllimisht viktimat dhe më pas të njëjtit ka tentuar t’i sulmojë me një kaçavidë.

Bëhet fjalë për G.Sinani [identiteti i të cilit s’do të publikohet për të mos cenuar privatësinë e viktimave].

Mosmarrëveshja mes palëve ka vazhduar edhe në afërsi të stacionit policor në Lipjan, ku G.Sinani dyshohet se pasi goditi me veturë babanë dhe vëllain ka tentuar që njërin prej tyre ta godas edhe me kaçavidë.

Për të futur situatën në kontroll kanë reaguar Policia, me ç’rast njëri prej zyrtarëve policorë ka shtënë me armë në ajër dhe kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin.

Viktimat janë dërguar me urgjencë për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

I dyshuari është intervistuar nga organet e hetuesisë, teksa njësitë policore kanë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Vrasje e rëndë në tentativë’ dhe ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

Ndryshe, rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti  me  veturën e tij ka  goditur  qëllimisht dy viktimat meshkuj kosovarë, e më pas i dyshuari ka dalë  nga  vetura me  një  kaçavidë në  dorë  dhe  ka  tentuar të  godas njërin nga  viktimat e shtrirë  në  tokë. Një nga zyrtarët policor,  gjatë  ndërhyrjes ka shtënë në ajër  dy herë  me  armë  zyrtare, kështu që situata  është  futur  në kontroll.  Viktimat  janë dërguar në  QKUK- për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse. Me  vendim të  prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat