OJQ serbe ankohen në ambasadat e vendeve të Quint për gjuhën e Bislimit, Vokrrit, LVV-së

Lajme

OJQ serbe ankohen në ambasadat e vendeve të Quint për gjuhën e Bislimit, Vokrrit, LVV-së

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 00:37
Pamje nga veriu i Kosovës

Organizatat joqeveritare serbe janë ankuar në ambasadat e vendeve të QUINT-it sa i përket gjuhës së zëvendëskryeministrit Bislimi, zëvendësministrit të Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, dhe partisë Vetëvendosje.

Ata në këtë letër kanë thekuar se janë organizata të pavarura ndaj Qeverisë së Serbisë dhe se ato mbrojnë interesin e serbëve.

Gjithashtu kanë theksuar se mbështesin në mënyrë aktive dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja, i cili ishte ndër të tjerash edhe arsyeja kryesore e vizitës së tyre në Bruksel.

Sipas tyre gjatë kësaj vizite ata kanë prezantuar rezultatet e analizave dhe pikëpamjeve që ata kanë shprehur çdo ditë në publik në lidhje me shqetësimet e komunitetit serb të Kosovës.

“Në punën tonë ne jemi të pavarur nga çdo strukturë qeveritare, qofshin ato vijnë nga Prishtina, Beogradi apo gjetkë. Akuzat se jemi ‘milioneri i Vuçiqit propagandistët’, dhe se marrim udhëzime nga presidenti serb, apo kushdo tjetër, janë gënjeshtrat më të neveritshme të krijuara për të na trembur, për të na ekspozuar ndaj linçimit publik dhe për të parandaluar më tej bashkëpunim me partnerë nga bashkësitë e ndryshme etnike në Kosovë”.

OJQ-të serbe kanë ftuar kryeministrin Kurti që të shkëputet publikisht nga sulmet diskriminuese dhe të bazuara në gënjeshtra të drejtuara ndaj tyre nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, si dhe nga anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat