Uka: Neglizhimi i vajzës 4-vjeçare, mund të jetë pasojë e diskriminimit racor

Lajme

Uka: Neglizhimi i vajzës 4-vjeçare, mund të jetë pasojë e diskriminimit racor

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 18:53
QKUK

Njomëza Uka nga organizata “Zëri i romëve, ashkalinjve e egjiptianëve”, ka folur lidhur me vdekjen tragjike të katër vjeçarës nga komuniteti joshumicë, duke thënë se ka pasur një neglizhencë institucionale gjatë trajtimit të saj.

Sipas Ukës, ky rast është shkelje humane ndaj një fëmije.

“Reagimi jonë ka ndodhë për shkak të informatave që kemi për shkak të neglizhimit institucional që ka ndodhe nga momenti i parë kur fëmija dërgohet në QKM në Gjakovë e deri të dërgimi në emergjencë në Prishtinë.  E kemi parë këtë si një shkelje humane ndaj një fëmije, dhe mbi të gjitha është një neglizhencë e jashtëzakonshme që po përsëritet në shoqërinë tonë kosovare”, ka thënë ajo.

Madje Uka është shprehur se arsye e kësaj neglizhence mund të hamendësohet se ka qenë fakti që vajza ka ardhur nga komuniteti joshumicë.

“Kjo është bazuar në përditshmëri dhe në situata të ndryshne ku komuniteti rom, ashkali e egjiptas ballafaqohen me diskriminime të vazhdueshme. Neglizhimi ka mund të vije si pasojë e diskriminimit racor”, ka shtuar ajo.

Policia e kishte konfirmuar se vajza ishte transferuar në QKUK nga Spitali i Gjakovës pas rëndimit të gjendjes së saj shëndetësore. E gjatë ditës së djeshme në media u raportua se e njëjta ishte rrahur fillimisht nga dy fëmijë të tjerë. Lidhur me këtë çështja ka pasur reagime të shumta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat