“Dyshohet se mund të jetë aksident” – Komandanti i Policisë jep detaje të reja për vdekjen e 22 vjeçares

Lajme

“Dyshohet se mund të jetë aksident” – Komandanti i Policisë jep detaje të reja për vdekjen e 22 vjeçares

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 00:33
Ismajl Fejzullahu

Komandanti i njësitit të Autosdradës, major Ismajl Fejzullahu në një intervistë nga vendi i ngjarjes ka dhënë detaje të reja rreth vdekjes së shtetases së huaj.

Sipas Fejzullahut dyshimet e para deri në këto momente janë se viktima ka vdekur nga një aksident.

“Sot dikund rreth orës 20:00, njësiti jonë patrullues ka arrit me identifiku dhe pastaj është ndal ku e ka parë një femër rreth 22 vjeçare.

Vdekjen e saj e kanë konfirumuar nga QMF në Ferizaj, gjithashtu edhe Prokuroria ka dal në vend të ngjarjes, janë duke u zhvilluar të gjitha hetimet e rrethanat se si është gjet këtu edhe pasojat.

Dyshohet se mund të jetë aksident, por hetimet po vazhdojnë”, ka njoftuar majori i Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat