Krimineli Milan Radoiçiq feston ditëlindjen afër kufirit me Kosovën, e “djeg” qiellin me fishekzjarre

Lajme

Krimineli Milan Radoiçiq feston ditëlindjen afër kufirit me Kosovën, e “djeg” qiellin me fishekzjarre

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 14:37
Milan Radoiçiq

“Urime ditëlindjen, komandant”, është një slogan i shpalosur mbrëmë në një nga hotelet në Kopaonik të Serbisë.

Kjo besohet t’i jetë kushtuar organizatorit të sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, Milan Radoiçiq, për të cilin ka urdhërarrest nga INTERPOL.

Është kreu i lëvizjes “Besim, dashuri, shpresë”, Nermanja, Sharoviq, që ka nxjerr pamje nga festa, që besohet të jetë bërë në hotelin që e ka në pronësi Radoiçiq.

“Milan Radoiçiq ishte dje në Kopaonik, me fishekzjarrë dhe një pankartë: Urime ditëlindjen, komandant, ku festoi 46-vjetorin”, ka shkruar ai.

Kopaoniku është qendër e njohur skitare afër kufirit verior Serbi-Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat