Familjarët akuzojnë policinë se e kanë rrahur A.H. pas një aksidenti në Vushtrri – ky është versioni i tyre

Lajme

Familjarët akuzojnë policinë se e kanë rrahur A.H. pas një aksidenti në Vushtrri – ky është versioni i tyre

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 19:53
Foto ilustrim

Një aksident që ndodhi në Komunën e Vushtrrisë këtë të mërkurë rezultoi me dhënien e ndihmës emergjente për Arton Hasanin nga ky qytet.

Mirëpo, jo për shkak të lëndimeve të pësuara me veturë, por nga rrahja që pësoi prej zyrtarëve policorë që e dërguan në stacion për marrjen e deklaratës.

Të paktën, kështu pretendon Kadri Hasani, xhaxhai i të aksidentuarit që bisedoi në telefon me T7.

“Ka ndodh një aksident i vogël. I ka ra dikush nga prapa këtij, një femen. Edhe skanë mujt me mu marr vesh. E kane thirr policinë. Kur ka ardhë policia, ajo femna ja ka dhanë telefonit një polici e ai ka fol me dikë. Pastaj kane shku ne stacion. Kur kane shku ne stacion, e kane ngreh për krahu. Deri sa ka pas kamera, janë rujt. Djali ka probleme shëndetësore. Si e kane shti brenda, kanë përdorë dhunë fizike ndaj tij. Me gjunjë tu i sjell në brinjë, gati ja kanë thy. Ai ka përfundu në emergjencë tani.”

Sipas tij, tash zyrtarët policorë për t’u arsyetuar po thonë se i njëjti ka rezistuar.

Media ka kontaktuar edhe zyrën për Informim të Policisë në Vushtrri, por të njëjtit kanë thënë se nuk kanë asnjë informacion zyrtar për këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat