Për gjashtë vite, Ekipi i Speciales takoi 3500 persona në gjithë Kosovën

Lajme

Për gjashtë vite, Ekipi i Speciales takoi 3500 persona në gjithë Kosovën

Më: 3 mars 2024 Në ora: 22:43
Foto ilustrim

Dhomat e Specializuara të Kosovës njoftojnë se që prej 2018, Ekipi i Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim i DHSK është takuar me mbi 3,500 persona në gjithë Kosovën.

Sipas Speciales, ky ekip ka dhënë informacione për gjykatën dhe ka dëgjuar pikëpamjet e njerëzve.

Po ashtu është përgjigjur pyetjeve të tyre.

“Ekipi i Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim i DHSK-së këtë javë ndodhet në vizitë në Kosovë ku po takohet me studentë të drejtësisë dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Prishtinë, Mitrovicë dhe Hoçë të Madhe”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat